Policia e Prizrenit ka reaguar shumë shpejt dhe ka kapur katër të dyshuar pas ankesave nga qytetarë të ndryshëm se dikush ua ka dëmtuar automjetet e tyre me gurë teksa ata po qarkullonin në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas ankuesve, dikush i ka gjuajtur me gurë nga mbikalimi në autostradë në fshatin Novakë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 njofton zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Hazir Berisha.
“Pas pranimit të informatës, Njësite të Reagimit të Shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur me krehjen e terrenit. Pas një ore është gjetur dhe ndaluar një automjet i llojit Mercedes me targa të një automjeti tjetër me katër të dyshuar të moshës së re”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur gurë, “me gjasë nga ata që kanë përdorur për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që udhëtonin nëpër autostradë”.
Të dyshuarit, të gjithë nga komuna e Mamushës, janë arrestuar nga Policia dhe me urdhër të prokurorit tre prej tyre ndalen në arrest ndërsa një 17 vjeç lihet i lirë.
Prokurori i shtetit e ka cilësuar veprën si dëmtim prone.
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...