Që prej lajmit se Marina Vjollca do të braktisë ‘Top Channel’ për t’u zhvendosur në televizionin ‘Klan’, të gjithë kanë qenë kuriozë për të mësuar se cili do të jetë programi i ri që do të rikthejë në ekran bionden simpatike.
Dhe mesa duket sekreti më në fund është zbuluar.
Siç bën të ditur ‘Blitz.al’, programi i ri muzikor i Marinës me titull ‘C’est la vie’ do të nisë më 22 tetor dhe do të shoqërojë publikun për 11 javë. Në çdo seri të spektaklit, do të shpallet nga një çift fituesish, që do të përbëhet nga një këngëtar profesionist dhe një personazh tjetër i famshëm që nuk ka aspak lidhje me këngën. Fituesit, që duhet të performojnë aq mirë sa të mos dallohet amatori nga profesionisti, do të përzgjidhen nga një juri që do të përbëhet nga 4 profesionistë.
Burime të ‘Blitz.al’ bëjnë me dije se disa nga personazhet që do të marrin pjesë në spektakël do të jenë: Jonida Vokshi, Erisa Xhixho, Jonida Spahiu, Ylli Limani, Anxhela Peristeri, grupi Offchestra, Ervin Bejleri, Big Mama etj.
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...