Studimi i bërë në Universitetin në Alabamë ka treguar se konsumimi i ushqimit të pasur me kalium, si bananet, mund të ndikojnë në parandalimin e sulmit në zemër dhe në tru, duke pakësuar rrezikun për tkurrjen e arterieve.
Deri te një përfundim i tillë ekspertët erdhën duke përdorur hulumtimin në minjtë laboratorik që ishin të rrezikuar nga sulmi në zemër.
Gjatë studimit të ndarë në grupe të ndryshme, te minjtë ishte shtuar një sasi e ushqimit të vogël, të mesëm dhe të madh me kalium. Ishte dëshmuar se enët e gjakut të minjve që kishin marrë sasinë e ulët të kaliumit ishin më pak elastike, për dallim nga arteriet e kafshëve të tjera që në ushqimin e tyre kishte një sasi më të madhe me kalium. Por, ekspertët sugjerojnë që sikurse edhe me ushqimet e tjera nuk duhet tepruar me bananet, sepse kjo mund të shkaktojë dhimbje dhe çrregullime në stomak, diarre.
Policia shqiptare “blindon” Tiranën, zbulohen ma...
Urimi i Myftiut Tërnava për Bajram: Populli ynë ka ngritur t...
Dështon edhe përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit
Shitën bileta në tregun e zi për ndeshjen Shqipëri – S...
Nga korriku, 55 euro më shumë për shërbyesit civilë
Juventusi paguan klauzolën për Kalulun, nënshkruan për katër...