Mark Bowen beson që gatishmëria e Xherdan Shaqirit për të zhvilluar lojën e tij me top ka qenë një faktor i madh kontribuues për formën e tij të mirë qysh në fillim të sezonit.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës ka siguruar pozitën në formacionin startues të skuadrën së Mark Hughes këtë sezon, transmeton portali arbresh.info. Ish ylli i Baeryn Munichut tashmë ka qenë krijuar më shumë shanse, ka bërë më shumë goditje drejt portës si dhe ka luajtur më shumë minuta sesa në të dy sezonet e kaluara në Premierë Ligë.
“Ne jemi të kënaqur me Shaqirin sepse ai ka qenë absolutisht i jashtëzakonshëm për ne deri tani”, ka thënë uellsiani para udhëtimit të shtunën ndaj Manchester Cityt.
“Ai përfundoi sezonin e kaluar fuqishëm dhe u rikthye para sezonit ku dukej shumë i fortë, i gatshëm dhe i shëndetshëm. Ai ka qenë këtu për disa vite tani dhe ndoshta i është dashur kohë për të kuptuar ligën, por tani duket se ka gjetur këmbën e tij”

“Ai është duke shfaqur kualitetin e tij tani, të cilin ne gjithmonë kemi qenë në dijeni se e posedon me të vërtetë, por është puna e tij në posedim, rikthimi për t’iu ndihmuar bashkëlojtarëve të tij që e bën dallimin këtë sezon”
“Ndoshta vitin e kaluar ai dëshironte vetëm të merrte topin dhe të prodhonte magji, por tani e kupton edhe rëndësinë e pjesës tjetër të lojës gjithashtu, gjë që është duke shkuar shumë mirë”, shtoi ai.
Mesfushori 26-vjeçar ka shënuar një gol brenda shtatë paraqitjeve këtë sezon në Premierë Ligë./arbresh.info/
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...