Pjesë e votimin në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të jenë edhe mërgimtarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, Serbia prinë në listën e shteteve prej nga kanë aplikuar për tu regjistruar si votues për zgjedhjet lokale, shkruan arbresh.info.
Siç bënë të ditur KQZ, nga Serbia kanë aplikuar 3244 persona për të votuar në zgjedhjet lokale.
Ndërsa vendet e tjera nga të cilat më së shumti ka pasur aplikantë për tu regjistruar si votues janë: Zvicra me 2226 dhe Gjermania 1400 aplikues dhe Austria me 943 kosovarë.
Të bashkangjitur e gjeni tabelën me të dhëna të detajuara për numrin e votuesve të regjistruar suksesshëm nga shtete të ndryshme./arbresh.info

Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë