Jack Wilshere mund të largohet nga Arsenali në muajin janar për të ringjallur shpresat e tij te skuadra e Anglisë për Kampionatin Botëror.
‘The Times’ thotë se Wilshere, i cili është rikuperuar nga një lëndim që pësoi në këmbë gjatë kohës te Bournemouthi në muajin prill, është i etur për të luajtur me klubin në mënyrë për të rritur shanset e tij për të luajtur sërish me Anglinë, transmeton portali arbresh.info.

Wilshere, kontrata e të cilit te Arsenali skadon në fund të sezonit, ka impresionuar te “Topçinjtë” qysh pas rikuperimit të fundit dhe shkëlqeu në fitoren e klubit 4 me 2 ndaj Bate Borisovit në Evropa Ligë.
Megjithatë, 25-vjeçari ende nuk ka qenë pjesë e ndonjë ndeshje në kuadër të Premierë Ligës te Arsenali./arbresh.info/
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...