Ministrja e jashtme suedeze: Kosova dhe Katalonia nuk duhet të krahasohen

Margot Wallström, the Special Representative of the Secretary General of the United Nations in charge of Sexual Violences speaks during a press conference in Kinshasa on October 6, 2010, after the arrest of Lt-Col Mayele by UN authorities who is suspected of being one of the main people behind the mass rapes and other sexual attacks commited between July 30th and August 2nd, 2010 in the area of Walikale, North Kivu province, DRC. This arrest happend during the visit to DRC of Wallstrom to the country which she called the World rape capital. According to a United Nations reports, 2240 cases of rape have been reported the first semester 2010 in the North Kivu province only. AFP PHOTO / GWENN DUBOURTHOUMIEU (Photo credit should read Gwenn Dubourthoumieu/AFP/Getty Images)

23:31 | 10 Tetor 2017
M. A.

Ministrja e jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom ka thënë se Kosova dhe Katalonia nuk mund të krahasohen, pasi janë raste të ndryshme.
Ajo ka thënë se në Kosovë ka pasur situatë lufte, çka nuk është në Spanjë.

“Ne insistojmë që duhet të ketë një dialog ndërmjet përfaqësuesve spanjoll dhe katalanas. Unë nuk mendoj se Kosova dhe Katalonia duhet të krahasohen pasi situatat janë të ndryshme. Nëse ju jeni në një situatë ku konflikti është i armatosur, ku ka mundësi për krime lufte, atherë ju jeni në një situatë të veçantë”, tha Wallstrom, transmeton lajmi.net

Ministrja suedeze foli edhe për gjendjen në Ballkan, ku tha se në vendet e rajonit ka shumë sfida të sigurisë.

“Por, unë shoh shumë potencial te vendet e Ballkanit për tu bërë pjesë e familjes evropiane”, tha ministrja e jashtme e Suedisë.

Sipas saj, të gjitha problemet duhet të zgjidhen vetëm me dialog.

Shpërndaje në rrjete sociale