Kombet e Bashkuara ndaluan katër anije, që po transportonin mallra të ndaluara për Korenë e Veriut, që të mos hyjnë në asnjë port në botë.
Hugh Griffiths, kreu i komisionit të OKB-së që mbikqyr zbatimin e saksioneve ndaj Koresë së Veriut, e bëri të njohur këtë masë dje në një konferencë shtypi në Nju Jork. Ai tha se vendimi për portet ka hyrë në fuqi të enjten e kaluar.
Anijet e ndaluara janë “Petrel 8”, e regjistruar në ishujt Komoros, “Hao Fen 6”, që lundron me flamur të ishujve Shën Kit dhe Nevis, “Tong San 2”, anije koreano-veriore dhe anija e katërt është “Jie Sun”, e paregjistruar në ndonjë vend.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë në muajin gusht, e cila e ndalon Korenë e Veriut të eksportojë qymyr, hekur, plumb dhe prodhime deti, si përgjigje ndaj provës së suksesshme të Phenianit me një raketë balistike ndërkontinentale. Një raund i ri sanksionesh u miratua në shtator, pasi Koreja e Veriut kreu proven e gjashtë bërthamore.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...