Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka marrë vendim që mësimi gjithëditor të pezullohet në shkolla.
Sipas MASht, ministria po merret me analizën e infrastrukturës shkollore për të parë mundësinë nëse mund të vazhdohet me aplikimin e mësimit tërëditor në të gjitha shkollat e Kosovës.
“MAShT sqaron se: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka marrë një vendim të tillë për të ndërprerë mësimin tërëditor në shkollat e kryeqytetit ku është duke u aplikuar. MAShT është duke e bërë një analizë të detajuar të infastrukturës shkollore dhe kushteve në shkolla, për të parë mundësinë nëse mund të vazhdohet me aplikimin e mësimit tërëditor në të gjitha shkollat e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...
Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me ...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...