Koreja e Veriut po përgatitet të testojë një raketë me rreze të gjatë që ajo beson se mund të arrijë në bregun perëndimor të Amerikës, thotë një deputet rus.
Masa provokative do të zemëroje presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar Phenianin se ai do të “shkatërrojë tërësisht” vendin nëse kërcënohen SHBA-të.
Megjithatë, duket se paralajmërimet kanë hasur në vesh të shurdhër, përderisa Verit është duke u përgatitur për testimin e një rakete tjetër bërthamore, transmeton portali arbresh.info
Sipas agjencisë së lajmeve ruse RIA, deputeti rus, ka lëshuar këtë paralajmërim pasi vizitoi Phenian.
Anton Morozov, një anëtar i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të Dumës ruse dhe dy deputetë tjerë e kanë vizituar Phenianin me 2 deri me 6 tetor.
“Ata janë duke përgatitur për teste të reja dhe po përgatitetn për testimin e një rakete me rreze të gjatë. Madje, ata kanë bërë llogaritjet matematikore që besojnë se raketa e tyre mund të godase bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara”, tha Morozov.
“Për aq sa kemi kuptuar ne, ata pritet të testojnë raketë me rreze të gjatë dhe në përgjithësi gjendja e tyre është mjaft e ndërlikuar”, shtoi ai.
Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë dhënë ndonjë koment në lidhje me deklaratën e deputetit rus.
Megjithatë, gjatë ditës së sotme, Presidenti Trump ka dhënë një mesazh gjatë prezentimit të një fotografie me liderët e lartë ushtarakë amerikanë, ku para gazetarëve tha: “Kjo mund të jetë qetësia para stuhisë”./arbresh.info/
Dy vdekje të dyshimta brenda ditës në Kosovë, rastet dërgohe...
Dy sirianë gjenden të therur me thikë në Leposaviq
KQZ certifikon listën votuese: 2,076,290 qytetarë me të drej...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Komuna e Istogut ndan afro 15 mijë euro për dekorim të qytet...
Vuçiq: Vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen së bash...