Çdo çift duket se ka rutinën e vet përpara e pas marrëdhënieve intime. Kush bën një dush e më pas shtrihet të përkëdhelet e të bëjë dashuri me partnerin e dikush e lë dushin pas marrëdhënies. E rëndësishme është që rutina e çdo çifti duhet t’i përmbajë 5 pikat e mëposhtme.
Akti intim fizik mund të na vendosë në kontakt me një mori bakteresh dhe vetëm përmes urimit ne nuk mund të themi se kemi pastruar organin gjenital.
Gjithnjë lahuni pas marrëdhënies fizike me ujë të bollshëm dhe me sapunë që nuk çekuilibrojnë pH e vaginës. Lubrifikantët dhe bakteret nga gishtat apo goja mund të rrisin mundësinë e zhvillimit të infeksioneve bakeriale.
Pastrimi dhe hidratimi i vaginës me vajra esencialë
Në vaskë apo direkt në kontakt me vaginën ju mund të aplikoni pak vaj kokosi i cili do të trajtojë çdo enjtje apo acarim të lëkurës nga akti.
Pini ujë
Dehidrimi ndikon në të gjithë trupin tuaj, kështu që nëse goja juaj është e thatë dhe vagina juaj është gjithashtu e thatë. Menjëherë pas aktit si femra ashtu dhe mashkulli duhet të pijnë ujë në mënyrë që të stimulohet edhe fshikëza e urinës për të nxjerrë jashtë çdo gjë të dëmshme për organizmin.
Hani ushqime të pasura me probiotik
Kosi e ushqime të tjera të fermentuara kanë baktere të mira. Duke ngrënë këto ushqime ju do të ulni rrezikun e infeksioneve vaginale. Gjatë një marrëdhënieje intime, bakteret mund të shtyhen drejt fshikëzës tuaj. Menjëherë pas një raporti intim duhet të siguroheni që të “vetpastroheni” nëpërmjet urinimit.
Pasi keni kryer marrëdhënie intime e pasi të jeni larë bëni mirë të vishni mbathje pambuku.
Pas intimitetit, lëkura ka tendencë të jetë e ngrohtë dhe e lagësht, në sajë të djersës e sekrecioneve vaginale. Mbathjet sintetike mund të rrisin rrezikun e një infeksioni vaginal.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...