Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën e re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro.
Ndërkaq, dje Qeveria është njoftuar edhe me fillimin e zbatimit të projekteve të financuara nga fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA).
Shuma e alokuar për Kosovën në programin e IPA II për vitet 2014-2020 është 645,5 milionë, të cilat do të shpërndahen në sektorët: Demokracia dhe qeverisja; Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; Energjia; Konkurrueshmëria dhe inovacioni; Arsimi, shëndetësia dhe politikat sociale; Bujqësia dhe zhvillimi rural; Mjedisi dhe Bashkëpunimi regjional.
Aktualisht janë duke u zbatuar 246 projekte të financuara nga IPA, në vlerën totale prej 173, 867,805 euro, derisa janë planifikuar edhe 53 projekte në vlerën 145,356 euro.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...