Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocinançiq ka mohuar akuzat e Beogradit për standarde të dyfishta nga BE në vlerësimin e rastit të Katalonisë me Spanjës dhe marrëdhëniet e Serbisë me Kosovës.
“Drejtësia Ndërkombëtare është universale dhe BE e respekton atë në plotni. Nuk ka standarde të dyfishta”, ka thënë Kocijançiq për Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Kosova është rast sui generis dhe se nuk mund të krahasohet me ndonjë situatë tjetër”.
Dje kanë qenë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq që kanë kritikuar BE-së rreth pozicionit në rastin e Katalonisë.
“Secili në Serbi pyet se pse referendumi për pavarësi i Katalonië është i jashtëligjshëm, derisa për Kosovën pavarësia ka qenë e mundur të bëhet madje pa pasur referendum”, kishte thënë Vuçiq.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës