Raportet se Manchester United ka dërguar vëzhgues për të shikuar Lorenzo Pellegrinin e Romas në aksion kundër Milanit.
21-vjeçari ka luajtur një orë në vizitën e “Giallorosëve” në San Siro të dielën, që përfundoi me rezultat 2 me 0, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, është zbuluar se pas ndeshjes mesfushori ka marrë një lëndim. Si pasojë e kësaj, ai është larguar nga skuadra e Giampiero Venturas në Itali për përballjen ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë.

“Djajtë e Kuq” thuhet se kanë qenë duke ndjekur progresin e Pellegrinit që një kohë. Ai ka bërë gjashtë paraqitje deri tani këtë sezon te skuadra e Eusebio Di Francescos duke krijuar dy asistime.
Numri shtatë i “Giallorossëve” thuhet se ka një klauzolë të lëshimit prej 25 milionë euro të shkruar në kontratën e tij në Stadio Olimpico./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...