Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kërçovë, nën majën e malit Uji i Mirë, ku terreni është pa qasje dhe stihia e zjarrit po përhapet me një shpejtësi të madhe.
Zëdhënësi i komunës së Kërçovës, Emin Nasufi, informoi se në atë zonë digjet bar i thatë dhe se pjesëtarët e njësitit zjarrfikës nga Kërçova së bashku me përfaqësues të ndërmarrjes pyjore publike “Lopushnik” po përpiqen ta shuajnë zjarrin në atë zonë.
Ekipet e zjarrfikësve do të qëndrojnë atje derisa është e nevojshme, ndërsa në varësi të gjendjes, nuk përjashtohet mundësia të kërkohet edhe intervenim me aeroplanë zjarrfikës. /telegrafimaqedoni
Eurovizioni feston 70-vjetorin në Vjenë
Rregull i ri për automjetet në Bashkimin Evropian
YouTube teston një funksion të ri
Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur du...
Yndyrat nuk duhen shmangur: rëndësi ka cilat zgjidhni dhe si...
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje