Anëtarët e skuadrës së Arsenalit raportohet se janë duke u frustruar vazhdimisht me Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezin për shkak se dyshja refuzojnë të flasin para mediave dhe nuk marrin pjesë në eventet e tjera të planifikuara.
Të dy lojtarët janë në vitet e fundit të kontratave te klubi në Emirates dhe deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje, gjë që mund të bëjë “Topçinjtë” të humbin dyshen falas gjatë verës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Asnjëri prej tyre nuk merr pjesë në intervistat para ndeshjeve dhe siç raporton ‘The Mirror’, pjesa tjetër e skuadrës së Arsenalit është e pakënaqur me qëndrimin e tyre.
Ozil është kërkuar për transferim te Manchester United gjatë muajit janar, ndërsa Alexis Sanchez mund të kalojë te Paris Saint Germaini në shkëmbim me Julian Draxlerin./arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike