Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e Podujevës.
Këtë herë ai u takua me qytetarët për të biseduar rreth kulturës, për të cilën thanë se themelimi i teatrit “Avdush Haqsani” ishte kryengjarja e projekteve kulturore në Llap, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i plotë i Veliut:
Takimi e bashkëbisedimi me njerëzit e kulturës është gjithmonë i veçantë.
Biseduam për projektet e realizuara në këtë fushë gjatë këtij mandati dhe planifikimet për mandatin tjetër.
Themelimi i Teatrit “Avdush Hasani” ishte kryengjarja e projekteve kulturore në Llap.
Do të vazhdojmë me projekte të tjera, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për artistët tanë.
#LDK47

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...