Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Durrësit.
Arrestimi i përkohshëm Hektor Kosturit, banues në Durrës, është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Durrësit.
Kosturi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Parmës në Itali. me një vendim më 25 tetor 2014, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale: Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 dhe 80 të Kodit Penal Italian. Sipas legjislacionit italian, maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg.
Hektor Kosturi, më 17 Janar 2014, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë, dyshohet se ka qenë organizatori i transportit të rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma/Itali, shtojnë të njëjtat burime.
Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...