Një fëmijë që po bartej nga një turist i dehur amerikan në Oktoberfest në Munich, është marrë nën kujderin e autoriteteve.
Burri nga Tekasai, ishte aq i dehur sa mezi qëndronte në këmbë, ndërsa ishte ulur në dalje të festivalit dhe villte, pavarësisht se kishte një fëmijë me vete, transmeton portali arbresh.info
Sipas mediave gjermane, një kalimtar ka arritur të shpëtojë fëmijën, pasi burri u rrëzua.
Ai menjëherë ka lajmëruar policinë, ndërsa autoritetet kanë thënë se nga dehja ai nuk ka qenë në gjendje t’i përgjigjej pyetjeve.
Si pasojë, burri është dërguar në spital për të marrë trajtim mjeksor, ndërsa fëmija është marrë në stacionin policor.
Oktoberfest është një ndër festivalet më të mëdha në botë dhe tërheq me miliona turistë.
Vetëm këtë vit pritshmëria e turistëve është diku rreth 6 milionë. /arbresh.info/
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...