Deputeti shqiptar në Maqedoni, Ziadin Sela, i cili kohë më parë u sulmua brutalisht në Kuvendin e Maqedonisë gjatë një proteste të dhunshme, ka qenë i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan.
Sela tregoi tmerrin që ka përjetuar gjatë dhunës makabre në Kuvend, ku disa persona të mbështetur politikisht nga Gruevski, e kanë qëlluar me mjete të forta duke e lënë pa ndjenja për minuta të tëra.
Ai tregoi se ka qenë i tjetërsuar, i gjakosur me një hematomë në kokë dhe gjashtë fraktura, ku pasojat qëndrojnë ende.
“Hematoma më ka prekur qendrën e muzikës në tru dhe ndoshta vite më vonë s’do të mundem të këndoj ose të dëgjoj muzikë”, tha Sela.
Ai tregoi se përgjatë dhunës së ushtruar nga huliganët maqedonas në Kuvendin e Maqedonisë, ka qëndruar pa ndjenja për një orë e gjysmë.
Nga ai moment tragjik, deputeti shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, kujton se fillimisht, ata nisën të gjuajnë nga larg, më pas është vërsulur një turmë me rreth 30-40 persona.
Ai tha se një roje është gjendur aty, ishte shqiptar, e mori bashkë me dy persona të tjerë dhe e zbriti përpara kafes së deputetëve dhe aty roja ka gjetur rastin dhe e ka ngjitur në katin e tretë, aty është vetëdijësuar ku dhe iu rikthye kujtesa.
Sipas tij, pas këtij momenti, aty ka ardhur edhe mjeku.
“Nga momenti i sulmit nuk ka asnjë regjistrim , unë nuk jam sulmuar nga huliganë rrugësh, ata janë policë. Qëllimi ka qenë që unë të eleminohem. Unë isha elementi kyç që rrëzova Nikolla Gruevskin sepse pa votat e mia nuk bëhej 61-shi i votave. Ky ka qenë atentat ndaj nevojave të shqiptarëve në Maqedoni”, tha ai.
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...