Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorëve në Ndërmarrjet Publike për shkak të shkeljes së Ligjit të Ndërmarrjeve Publike, të përshkruar në Opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Vendimi është marrë pas shkresës që ka pranuar Zyra e Kryeministrit nga Agjencia Kundër Korrupsionit me numër protokolli 462 të datës 22.02.2016, nëpërmjet së cilës është rekomanduar që të merren masa ndaj personave që janë emëruar nëpër Borde të Ndërmarrjeve Publike, në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Drejtorët e bordeve që janë shkarkuar:
Bazuar në këtë shkresë, Agjencia Kundër Korrupsionit, gjatë zhvillimit të hetimeve paraprake si dhe ekzaminimit të dokumentacionit përkatës të siguruar nga Zyra e Kryeministrit, analiza e bërë nga Grupi i OJQ-ve, si dhe analiza e bazës ligjore në fuqi që ka të bëjë me emërimet në Bordet e Ndërmarrjeve Publike, ka vërejtur se për drejtorë të shumë Ndërmarrjeve Publike Qendrore janë emëruar persona të cilët bazuar në dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike nuk mund të ushtrojnë një funksion të tillë.
Dokumentit ERA (Agjenda për Reforma Evropiane) është aprovuar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvend vitin e kaluar. Pra, sipas këtij dokumenti, konkretisht kërkohet që: “Qeveria zotohet të veprojë sipas rekomandimeve të lëshuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit.”
Bazuar në këto dokumente, në këtë mbledhje të Qeverisë është marrë vendim që të shkarkohen drejtorët e bordeve të Ndërmarrjeve Publike, të emëruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, të përshkruar në Opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit./arbresh.info/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...