Superliga e Kosovës në Basketboll për sezonin e ri 2017/18 ka bërë një emër të ri.
Lajmin e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale Presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.
“Sot kemi nënshkruar marrëveshje për sponsorizimin e Superligës së Kosovës në Basketboll me kompaninë IP-KOS, dhe në tri vitet në vijim liga më e mirë e FBK-së do të quhet IP Superliga e Kosovës në Basketboll”, ka shkruar Belegu.
Edicioni i ri pritet të filloj më 4 dhe 5 tetor me sfidat e para: Kerasan Prishtina – Golden Ylli, Trepça – Peja, Sigal Prishtina – Bashkimi dhe Borea – Rahoveci.

Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë