Emri i Ramush Haradinajt ishte shkruar sipas alfabetit latin në gjuhën serbe në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit. Në vend se emri i kryeministrit të ishte i shkruar sipas alfabetit të gjuhës shqipe: “Ramush Haradinaj”, emri i kryeministrit ishte i shkruar sipas alfabetit latin serb: “Ramuš Haradinaj”.
Pas këtij gabimi ka reaguar Zyra e Kryeministrit të Kosovës, e cila ka thënë se gabimi erdhi si pasojë e një “lëshimi teknik” nga kompania e cila mirëmban faqen e Kryeministrit.
“Për shkak të një lëshimi teknik të kompanisë që e mirëmban uebfaqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, e cila kompani, është zgjedhur nga qeveritë paraprake dhe Divizionit të Përkthimeve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, emri i kryeministrit ka dalë sipas alfabetit latin të gjuhës serbe”, thuhet në njoftimin sqarues të Zyrës së Kryeministrit..
Në njoftim thuhet se zyrtarët e kabinetit të kryeministrit Haradinaj e kanë përmirësuar shpejtë gabimin, sapo që e kanë parë atë.
“Kërkojmë ndjesë nga publiku. Gabimi është përmirësuar sapo është vërejt nga zyrtarët e Zyrës për Komunikim me Publikun, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë Zyra e Kryeministrit./arbresh.info/

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron