Sot në seancën e radhës të Parlamentit të Serbisë ndër pika të shumta, u përmendën edhe disa çështje tjera që kishin të bënin me territore jashtë Serbis.
E tillë ishte edhe pika që kishte të bënte me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryetari i ”Partisë së Re”, Zoran Zhivkoviq, shtroi pyetje për kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, si dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në të cilën thuhej se çfarë efekti ka tani ”sanksioni” që Serbia vendosi ndaj Francës, me rastin e lirimit të Haradinajt nga gjykata franceze, njoftojnë mediat serbe.
Ai interesohej se çfarë kishte ndodhur që brenda një kohe të shkurtër Lista Serbe të votojë Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës, transmeton RTK raportimin e medieve të Beogradit.
“Prej nga gjithë ky ndryshim kaq i madh ndaj Ramush Haradinajt, mos janë interesat historike të Serbisë atje, apo mos është presioni ndërkombëtar, apo dikush ka paguar për një miqësi të re?”, pyeti ndër të tjera Zhivkoviq.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...