Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po qëndron sot për një vizitë zyrtare ne shtetin fqinj, Mal tq Zi.
Pacolli ka bërë të ditur se atje do të takohet me homologun e tij Darmanoviq, ministrin e Drejtësisë, Pazhin, kryetarin e parlamentit, Brajoviq dhe presidentin Vujanoviq, shkruan arbresh.info.
Kjo është agjenda e plotë:
Në orën, 10:15, do ta takojë homologun, Srdjan Darmanoviq, Ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi.
Në orën 11:20 do ta takojë zv/kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin. Ndërsa në orën 12:00, do ta takojë Ivan Brajoviqin, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.
Në orën 12:40 do ta takojë presidentin malazez, Filip Vujanoviq.
E pasdite, në orën 15:15 do të kam takim me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell