Ivanka Trump ka përdorur email-in privat për të komunikuar me një anëtar të administratës së Presidentit Trump.
Sipas një raporti të publikuar nga mediat amerikane, Ivanka sikurse edhe burri i saj, Jared Kushner, kanë përdorë llogari personave të emaileve për punë shtetërore, transmeton portali arbresh.info
Në raport thuhet se Ivanka përmes email-it privat ka kontaktuar administratorin e administratës së biznesit të vogël (SBA) Linda McMahon gjatë muajit shkurt.
LEXO EDHE: Kushner përdori email-in privat për punët e Shtëpisë së Bardhë
Ivanka i shkroi asaj mbi ‘shqyrtimin e mundësive për të bashkëpunuar’ me departamentin e McMahon mbi ‘sipërmarrjen e grave’.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë koment mbi rastin në fjalë.
Presidenti Trump gjatë fushatës së tij presidenciale pati sulmuar ashpër rivalen e tij, Hillary Clinton, mbi përdorimin e email-it privat për punët shtetërore./arbresh.info/
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë