Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli, ka pritur sot ne takime të ndara ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert dhe shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë Alexandra Papadopoulou.
Në takimin me ambasadorin e Francës në Kosovë Pacolli vlerësuan lart raportet ne mes të Kosovës dhe Francës, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.
Pacolli ka diskutuar për projektet e përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Ambasadori i Francës në Kosovës, ka shprehur përkrahjen e fuqishme të Francës për Kosovën, duke garantuar kështu vazhdueshmëri të mbështetjes së shtetësisë së saj.
Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Francës për gatishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme.
Ministri i Punëve te Jashtme më pas ka takuar edhe shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.
Gjatë këtij takimi, Pacolli, shfaqi përkushtimin e tij për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të MPJ-së dhe misionit të EULEX-it.
Në këtë takim, Pacolli kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit si dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes Kosovës dhe EULEX-it.
Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Pacollit për bashkëpunim dhe vuri në dukje se misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin