Njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, gjatë fundjavës kanë ndërmarrë një operacion në disa rrugë të qytetit, ku kanë arrit të ndalojnë dhe kontrollojnë mbi 100 vetura, të shqiptojnë 21 fletëparaqitje për kundërvajtje të trafikut, si dhe të shoqërojnë në stacion policor gjashtë persona të dyshuar për posedim të paligjshëm të substancave narkotike.
Sipas Policisë, gjashtë personat e shoqëruar në stacion policor të moshës prej 22-31 vjeç, pas përfundimit të intervistimit nga ana e policisë me urdhër të Prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Operacioni është realizuar rajonin e përgjegjësisë së stacionit policor Qendra në Prishtinë, në rrugën Tirana, Fehmi Agani, Migjeni, Luan Haradinaj, Enver Zymberi, Ahmet Krasniqi, respektivisht në afërsi të lokaleve të natës, që frekuentohen nga të rinjtë. Raste të tilla, posedim të paligjshëm të substancave narkotike, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot janë iniciuar gjithsej 231”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia sqaron se nga 21 fletëparaqitjeve, 9 janë shqiptuar për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...