Enis Bardhi kishte thënë më parë se dëshironte të luante për Kombëtaren shqiptare, por drejtuesit e FSHF-së, kishin heshtur.
Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, mesfushori ka thënë se i ka shkuar mendja që ta vesh fanellën e Kosovës.
“Në momentin që u pranua Përfaqësuesja e Kosovës të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s jam gëzuar shumë”.
“Normalisht më ka shkuar në mendje të luaj për Kosovën pasi gjysma e familjes time jeton atje, por tani kjo gjë ka mbaruar”.
“Jam në Përfaqësuesen e Maqedonisë dhe ndjehem mirë, pasi do të mundohem gjithmonë të jem shembull i mirë për t’i përfaqësuar sa më mirë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni”, u shpreh super talenti shqiptar.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...