Ylli i Hollywoodit, Arnold Schwarzenegger, ka komentuar Leo Messin.
Ai ka thënë që Messi është “terminatori i futbollit”, përcjellë lajmi.net. Schëarzenegger ka thënë që e do Barcelonën, në një vizitë në “Camp Nou”.
“E dua Barcelonën, është kënaqësi të jem këtu. E kam bërë ‘Arnolld Classic” në gjitha kontinentet dhe Barcelona është shumë e rëndësishme pasi përfaqëson klasikën evopiane”, deklaroi Schwarzenegger.
“Vizituam gjithë kontinentet duke promovuar fitnesin, shëndetin dhe bodybuildingin”.
“Kam luajtur futboll, por talenti im ishte në Bodybuilding. Të gjithë kanë talent në zona të caktuara, doja të bëhesha kampion bote dhe ia arrita”.
“Vitin e kaluar vizitova klubin e Barcelonës dhe i shikova në stërvitje, ishte fantastike. Kur rritesh me futbollin, e ke gjithmonë në mendje. Klubet evropiane janë në përgjithësi të mira dhe Barcelona është njëra nga ato, natyrisht dhe Real Madridi”.
“Messi është ‘Terminatori i futbollit’, mund ta thojmë këtë”, ka thënë Schwarzenegger.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...