Festivali tradicional i Suharekës “Festari” edhe në këtë edicion sjellë aktivitete për të gjitha moshat.
Refki Gollopeni, një prej organizatorëve kryesor të kësaj ngjarje paralajmëron aktivitete kulturore, tradicionale, sportive, humanitare, argëtuese, transmeton arbresh.info.
“Do të ketë ceremoni të prerjes së kalaveshit të rrushit shtrydhjes së rrushit përpunimit,” është shprehur Gollopeni në RTK.
Ai ka bërë të ditur se do të ketë edhe koncert për fëmijë, do të jetë edhe këtë vit kolonia e artistëve me 25 artistë nga të gjitha kontinetet.
Aktivitete të tjera janë ato teatrale, të traditës, ekspozita e verës, rrushit.
“Kulmi i Festarit do të jetë pjesa humanitare ku do të grumbullohen ndihma të ndryshme, po ashtu dhënia e gjakut. Herën e kaluar janë dhënë 100 doza gjak.”
Të mërkurën në concert ndër emrat e njohur do të jenë edhe Olta Boka e Kejsi Tola, rapsodë si Riza Bllaca.
“Festari” organizohet çdo herë në javën e fundit të muajit shtator./arbresh.info/
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira