Koreja Veriore ka vendosur që të qëndrojë e përgatitur për çdo lëvizjeje të mëtejshme nga SHBA-të, pasi kjo e fundit ka dërguar transportuesin e avionëve USS Carls Vinson në ujrat e gadishullit Korean.
Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm gjatë kohëve të fundit, transmeton portali arbresh.info
Paralajmërimi

Koreja Veriore ka deklaruar se pasojat do të jenë katastrofikë nëse provokimet e Shteteve të Bashkuara nuk ndalen.
Trupat ushtarake të SHBA-ve janë takuar edhe me Donald Trump, i cili tha se për të zgjidhur problemin e Koresë Veriore duhet ndihma e Kinës që të bëjë presion ndaj fqinjit të saj në mënyrë që regjimi komunist të ndalojë programet e saj të raketave dhe armëve bërthamore.
Rritja e tensioneve

Vendimi për të dërguar bartësin e avioneve në gadishullin Korean erdhi pasi tensionet u rritën gjatë stërvitjeve të vazhdueshme ushtarake në kufirin e Koresë Jugorë, veprim të cilin Pheniani e quaj ‘pushtim’.
“Ne do të bëjmë që SHBA-të të jenë përgjegjëse për pasojat katastrofike që do të shkaktohen nga veprimet e saj të egra”, citohet të ketë deklaruar regjimi komunist.
Postimet në mediat sociale

Donald Trump përmes rrjetit social Tëitter ka dhënë paralajmërimin e fundit për Phenianin. Shumica e institucioneve amerikane kanë pranuar se çdo goditje parandaluese që synonte objektet bërthamore të Koresë së Veriut mund të shkaktonte hakmarrje shkatërruese ndaj Koresë së Jugut, në veçanti ndaj Seulit dhe bazave amerikane në rajon.
Sulmi ndaj bazës ushtarake në Siri kryer nga forcat amerikane po shihet si një paralajmërim për Korenë Veriore.
Injorimi i OKB-së
Raportet pohojnë se situata është rënduar pasi Koreja Veriore ka refuzuar t’i bindet rezolutave të OKB-së për ndalimin e programit të saj bërthamor, pasi regjimi komunist vendosi të testojë një tjetër raketë pas takimit mes Donald Trump dhe Presidentit kinez, Xi Jinping.
Raportet nga autoritetet kineze

Zyrtarët kinezë kanë hedhur poshtë pretendimet se Pekini ka vendosur rreth 150 mijë trupa në kufi me Korenë Veriore. Hua Chunying para gazetarëve ka deklaruar se nuk është në dijeni për mobilizimin e ushtrisë përgjatë kufirit, ndërsa raportet e publikuara nga mediat ndërkombëtare i ka quajtur të rreme.
Megjithatë, ajo ka theksuar se Kina po ndjek nga afër zhvillimet në gadishullin Korean./arbresh.info/
“Çështje e KQZ-së”, Kurti për moscertifikimin e ...
“O injorant, o zagar”, tensione mes PS-së dhe PD-së në Kuven...
Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit,...
Isni Kilaj arrin në shtëpi pas lirimit me kusht nga Gjykata ...
FSK-ja vetëdijeson nxënësit për rrezikun nga mjetet pirotekn...
Kurti vendos gurthemelin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Pod...