Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, njëherësh i rikandiduari i VV-së për këtë pozitë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Shpend Ahmeti ka thënë se pavarësisht se a do të fitoj apo jo në garën e ardhshme, Prishtina do të ecën përpara.
Këtë deklaratë, Ahmeti e bëri gjatë tryezës së organizuar nga INDEP dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) me temë “Prishtina në katër vitet e ardhshme” ku u prezantua platforma e shoqërisë civile për kryeqytetin 2017-2021, shkruan arbresh.info.
“Pa marrë parasysh se kush e fiton komunën, mendoj se është e domosdoshme bashkëpunimi me shoqërinë civile. Kemi nevojë për ndihmë nga jashtë. Kemi nevojë të konsultohemi, kemi nevojë të kritikohemi. I uroj të gjithëve një garë fer në këtë 30 ditësh, të fokusohemi në planet dhe në gjërat që adresojmë dhe natyrisht se demokracia nuk është e keqe. Duhet të pranohet secili rezultat. Asnjë opsion nuk është tragjik, edhe me fitu edhe me hup, në fund të fundit Prishtina ecën pëprara sepse i ka predispozitat që të zhvillohet”, ka thënë Ahmeti.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1544927792238974/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë