Fjalimi i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ishte një ‘shkelje’ e marrëveshjes bërthamore me Iranin, ka deklaruar Presidenti iranian, Hassan Rouhani.
Gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai ka shtuar se në rast se marrëveshja bie, Teherani mund t’i kthehet pasurimit të nivelit të lartë të uraniumit që nevoitet për karburantin e tij të reaktorit, transmeton portali arbresh.info
Rohuani shtoi se Irani do t’i ‘përgjigjet’ me vendosmëri çdo shkeljeje të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
“Deklaroj para jush se Republika Islamike e Iranit nuk do të jetë vendi i parë që do të shkelë marrëveshjen”, tha ai.
Ai ka shtuar se do të ndjejë keqardhje nëse kjo marrëveshje do të shkatërrohet nga ‘mashtrues’ që sapo kanë hyrë në botën e politikës.
Në fjalimin e tij të parë në OKB, Donald Trump, e ka quajtur Iranin ‘shtet mashtures, eksportete e të të cilit janë dhuna, gjakderdhja dhe kaosi’, ndërsa ka shtuar se Irani ‘financon terroristët që vrasin myslimanë të pafajshëm dhe sulmojnë fqinjët e tyre paqësore arabë dhe izraelitë’./arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...