Real Madridit i është ofruar shansi për të nënshkruar me Edinson Cavanin.
Cavani është duke u përballur me një të ardhme të paqartë në Paris Saint Germain pas transferimit të Neymarit për një tarifë rekorde, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja ishin grindur për penalti në fitoren e PSG-së ndaj Lyonit javën e kaluar.
Raportet në Spanjë sugjerojnë që Neymar beson se raporti i tij me Cavanin nuk mund të përmirësohet. Bazuar në gazetën spanjolle ‘Sport’, Neymar i ka dhënë presidentit të PSG-së, Nassel Al-Khelaifi, të shes sulmuesin.
Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi është në garë për një sulmues pavarësisht se i ka vazhduar kontratën Karim Benzemas në klub.

Zinedine Zidane ka në dispozicion vetëm Borja Mayoralin pasi humbi Alvaro Moratan te Chelsea.
Gazeta ‘Dario Gol’ pretendon që Al-Khelaifi i ka ofruar Cavanin presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit. Por, Perez ka vendosur kundër lansimit të një oferte për transferimin e reprezentuesit uruguaian.
Duke folur për ndeshjen me Lyonin, trajneri i PSG-së, Unai Emery kërkoi nga Neymar dhe Cavani që të zgjedhin këtë çështje.
“I kam thënë atyre të zgjedhin këtë çështje ndërmjet tyre”, tha fillimisht Emery.
“Mendoj që të dy janë në gjendje për ta bërë këtë dhe të dy mund të jenë akorduesit tonë të penaltive”
“Nëse ata nuk mund të arrijnë marrëveshje, unë do të vendos për ata. Nuk dua që kjo të bëhet një problem për ne”, përfundoi ai.
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...