Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u takua mbrëmë edhe me Sir Louis Straker, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i shtetit ishullor Saint Vincent dhe Grenadines, vend ky anëtar i organizatës së shteteve të Karaibeve (CARICOM) dhe i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Presidenti Thaçi tha se Kosova ka konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bëhet një anëtare plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare”, njofton tutje komunikata drejtuar mediave.
“Shteti ynë është njohur nga 114 shtete sovrane dhe është anëtar në më shumë se 60 organizata. Nga CARICOM tashmë 10 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me ne. Prandaj, Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Saint Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines, Sir Louis Straker.
Kosova me dy medalje të bronzta në Olimpiadën Ndërkombëtare ...
Diplomoi në Akademinë e FBI-së, policja kosovare urohet nga ...
Ademi takohet me Infantinon në Doha të Katarit
Policia e Kosovës shpallë në kërkim dillerin shqiptar
Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë
Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet auto...