Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruari O’Connell, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë arsimin, sidomos atij profesional, të cilit i është kushtuar rëndësi e madhe edhe deri më tani, pasi që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik.
Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me të cilin ka biseduar për gjendjen e arsimit në të gjitha nivelet, si dhe mundësitë e bashkëpunimit.Ministri Bytyqi falënderoi ambasadorin O’Connell për ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Kosovës që nga vitet e 90-ta e deri më tani, sidomos në sektorin e arsimit.
Duke folur për prioritetet e qeverisjes, ministri Bytyqi tha se në programin qeveritar, rëndësi të madhe i është kushtuar arsimit dhe aftësimit profesional, por edhe arsimit universitar. Ai theksoi se MAShT-it i nevojitet shumë ndihma e Britanisë së Madhe në synimin për përmirësimin e gjendjes në arsim, sidomos në arsimin profesional, në mënyrë që rinia të fitojë shkathtësi për të qenë e përgatitur për tregun e punës.
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%