Ministri i Financave, Bedri Hamza, po mbanë takim me Odat Ekonomike të Kosovës. Në këtë takim po diskutohet për mundësitë e përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes në Kosovë, raporton arbresh.info.
“I gatshëm të bashkëpunojmë dhe të marr propozimet nga ju, sepse ne jemi për juve këtu,” është shprehur Hamza në fillim të takimit.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane kërkon hyrjen në fuqi sa më shpejt pakos fiskale 2.0 .
“Të aprovohet legjislacioni sekundar që mundëson hyrjen në fuqi të kësaj pakoje,” është shprehur Zeka.
Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se politikat jo adekuate vitin e kaluar kanë ndikuar në tkurrje ekonomike.
“Kemi shumë biznese që operojnë pa arka fiskale,” është shprehur Shahini në këtë takim, shkruan arbresh.info.
Sipas të pranishmëve vitin e kaluar është rritur informaliteti në krahasim me vitin 2015.
Aty u kërkua të riaktivizohet bordi i pavarur për ankesa dhe parashtresa si formë për të ndihmuar ekonominë e vendit./arbresh.info/
Dënohet me 22 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në “Interex...
Dalin detajet e para të gjendjes së Asencios pas dëmtimit të...
Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohe...
Kompletohen skuadrat e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ...
Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin dhe grupin e PS, prit...
Deponohen para të falsifikuara, banka raporton rastin