Kuvendi Komunal në Ferizaj ka dështuar që të miratojë planin e zhvillimit ekonomik për shtatë vitet e ardhshme, njofton Klan Kosova.
Faruk Guri, kryesuesi i Kuvendit të Ferizajt ka thënë që arsyeja e shtyrjes së miratimit të këtij plani është se Kuvendi nuk ka marrë asnjë shkresë prej ministrisë lidhur me këtë çështje.
“Ne si Kuvend i Komunës kemi vendosur që me propozimin tim që ky miratim i Planit Zhvillimor të shtyhet deri të enjten”, ka thënë Guri në Kosova Direkt në Klan Kosova.
Ndërsa sipas Lulzim Aliut, nënkryetarit të PDK-së në Ferizaj, ky plan zhvillimor është “kaotik”.
“Ky është një plan zhvillimor për të bërë kaosin urban dhe ne vazhdimisht kemi bërë vërejtje lidhur me këtë gjë”, ka thënë Aliu.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026