Kuvendi Komunal në Ferizaj ka dështuar që të miratojë planin e zhvillimit ekonomik për shtatë vitet e ardhshme.
Faruk Guri, kryesuesi i Kuvendit të Ferizajt ka thënë që arsyeja e shtyerjes së miratimit të këtij plani është se Kuvendi nuk ka marrë asnjë shkresë prej ministrisë lidhur me këtë çështje.
“Ne si Kuvend i Komunës kemi vendosur që me propozimin tim që ky miratim i Planit Zhvillimor të shtyhet deri të enjten”, ka thënë Guri në Kosova Direkt në Klan Kosova.
Ndërsa sipas Lulzim Aliut, nënkryetarit të PDK-së në Ferizaj, ky plan zhvillimor është “kaotik”.
“Ky është një plan zhvillimor për të bërë kaosin urban dhe ne vazhdimisht kemi bërë vërejtje lidhur me këtë gjë”, ka thënë Aliu./Klan Kosova
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën