Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të spektaklit ‘Zhurma Video Music Awards’.
Pak ditë para 2 tetorit, dita kur edhe zyrtarisht mbahet ‘ZhurmaVMA13’, bordi i spektaklit e ka bërë publik njërin nga çmimet më të rëndësishme të këtij eventi, shkruan zico.tv.
Këtë vit, organizatorët kanë menduar diçka vërtetë emocionale.
‘Çmimi i Nderit’ për këtë edicion, i ndahet post mortem Haki Misinit solistit të grupit ‘MAK’.
Haki Misini është vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë ndërsa anëtari i tjetër i këtij grupi, Mehmet Tupella konsiderohet ende i zhdukur.
Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978.
Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi.
Grupi ‘MAK’, konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vend.
https://www.youtube.com/watch?v=Cpcql4xTHMA
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull