Për shumë vite me radhë lapsi i zi i syve i cili në fakt përdorej edhe për të konturuar vetullat, për të bërë vijën e penelit si dhe për të bërë nishanin e famshëm mbi buzë, është një ndër aksesorët që nuk mungon kurrë në çantën e kozmetikës së një femre.
Edhe pse industria kozmetike vazhdon të na habisë me numrin e pafundëm të produkteve që krijohen çdo ditë, më besniket nuk mund të heqin dorë nga lapsi i zi i syve, transmeton Living.al.
Por, jo gjithmonë dini ta përdorni ashtu siç duhet, përkundrazi bëjnë gabime nga të shumta, në këtë artikull kemi zgjedhur tre prej tyre:
1.Përdorni laps të fortë për ‘’smokey eyes’’: Një ndër teknikat e grimit që vazhdon t’i rezistojë kohës, besojmë edhe për shumë shumë vite, janë sytë me hije. Shumë ferma zgjedhin t’i bëjnë me pluhur sysh, e syresh me laps të zi. Kujdes në përzgjedhjen e këtij të fundit pasi kur lapsi është i fortë nuk sfumohet plotësisht, por lë disa vijëzime të tepërta e aspak estetike.
2. Përdorni laps të bardhë e të zi njëherësh: Kohët e fundit, një ndër mënyrat më të mira për të theksuar shikimin është lyerja e vijëzimit të brendshëm të syrit me laps të bardhë shkëlqyes. Mirëpo nëse i përzieni të dy, rezultati nuk do të jetë aspak i këndshëm, për të mos thënë i shëmtuar.
3.Përdorni lapsin e zi tek këndi i syrit: Në përgjithësi lapsi i zi syrit shërben për të vijëzuar pjesën e poshtme të tij, por nëse doni të vazhdoni trajektoren e tij.. të paktën mos e përdorni tek kanali i lotit. Duket shëmtuar dhe të krijon idenë se dikush ju ka nxirë sytë.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren