Me nivelin e tretë të vetëvozitjes, modeli A8 i prodhuesit gjerman Audi, ka lënë prapa veturat Mercedes-Benz S-Class dhe Tesla Model S.
Kjo veturë e prezantuar në Frankfurt Motor Show, që pritet të lansohet pas dy vitesh, mund të lëvizë deri në 60 kilometra në orë pa ndihmën e shoferit – edhe kur trafiku është i ngjeshur, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi pretendon se drejtuesi nuk ka nevojë të ketë kujdes për lëvizjen, pasi vetura ka sistem shumë të avancuar dhe nuk do të shkaktojë ndonjë aksident.
Sipas përshkrimit, ky është modeli me teknologjinë më të avancuar që Audi ka prodhuar ndonjëherë, që parkon dhe hyn në garazh, vetëm përmes dirigjimit me telefonin e zgjuar.

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...