Getoar Selimi është quajtur baba i repit kosovar.
Ai, ka sjell një frymë ndryshe në industrinë e muzikës dhe e ka ngritur repin vendor në një nivel shumë të lartë. Geti ka frymëzuar shumë njerëz ta duan e të merren me këtë zhanër muzikor.
Impakti i këngëtarit në publik përherë ka qenë i madh dhe i pa injorueshëm. Këngët e “Tingullit 3-nt” përherë kanë qenë virale dhe janë dëgjuar masivisht nga publiku, kryesisht nga gjenerata
t e reja, edhe pse ka pasur refrene këngësh që i kanë prekur të rinj e të vjetër.
Duke e pasur këtë efekt në publik, nuk do mend që edhe jeta private e reperit të ketë bërë përshtypje e zgjuar kureshtje të madhe, shkruan “Kosovarja”.
Secila femër që është lidhur me të është shndërruar në person të famshëm, pasi ka marrë vëmendje të madhe nga mediat, të cilat i kanë aktualizuar falë lajmeve të shumta.
Geti ka qenë vetëm një herë i fejuar. Femra me të cilën kishte menduar diçka më serioze ishte Florenta Islami, që gjithashtu ishte tejet e bukur. E, megjithatë asnjë nga ish të dashurat e Getit nuk është se ka ngjashmëri me atë që u bë gruaja e tij, Marinën.

Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...