Çdo prind dëshiron që fëmija e tij të jetë sa më i suksesshëm në jetë, por jo gjithmonë kjo është e mundur dhe faji për këtë është.
Nuk ka asnjë faj në ketë mes, por nëse doni fëmijë të suksesshëm është mirë që ngjizjen e tyre ta nisni në fund dhjetori ose në janar.
Sipas një kërkimi të bërë nga Universiteti i Torontos, Northestern University dhe Universiteti i Floridas, muaji i lindjes së një fëmijë është shenjues i arritjeve të tij në shkollë.
Sipas përfundimeve të këtij studimi, fëmijët e lindur në shtator kishin rezultate më të mira në shkollë.
Ky studim u përforcua nga një tjetër përfundim i National Bureau of Economic Research, sipas të cilit mosha e fëmijëve ka rol të rëndësishëm jo vetëm për ecurinë në shkollë nga mosha 6-15 vjeç, por edhe në shkallën e ulët të kriminalitetit.
Kjo ndodh pasi fëmijët e lindur në shtator janë më rritur kur nisin shkollën, krahasuar me moshatarët e tjerë.
Ata janë gjithashtu specialë sepse janë paqësor, sportivë, janë më të gjatë se fëmijët e tjerë, kjo për shkak të vitaminës D, ndaj të cilës mamatë janë të ekspozuara në diell gjatë verës.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...