Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Fillipo Grandi nxiti Hungarinë të heqë dorë nga refuzimi i sistemit me kuota për pranimin e refugjatëve.
Gjatë një vizite në Budapest, Grandi vlerësoi skemën e Bashkimit Europian për të pranuar një kuotë të caktuar të emigrantëve, duke thënë se ky është një model që duhet ndjekur nga mbarë bota. Sipas Grandit, fenomeni i zhvendosjes është global dhe si i tillë duhet adresuar përmes zgjidhjeve globale dhe solidaritetit.
Kryeministri hungarez Viktor Orban përballet me kritika për shkak të refuzimit të vazhdueshëm për të ndryshuar qasjen anti-emigracionit, pavarësisht vendimit të gjykatës më të lartë të Bashkimit Europian për të mbështetur sistemin me kuota të bllokut.
Sipas Orban, emigrantët, shumica e të cilëve janë muslimanë nga Lindja e Mesme apo Afrika e Veriut, janë një kërcënim për identitetin historik të krishterë të Europës si dhe një kal i Trojës për terrorizmin.
Komisioneri Grandi foli gjithashtu edhe për kushtet e azileve në kufinjtë e Hungarisë. Ai tha se emigrantët që mbahen atje nuk keqtrajtohen, por kufizimi në lëvizje, ndërkohë që shqyrtohen kërkesat e tyre për azil, është problemi i vërtetë.
Edhe Gjermania ka nxitur Hungarinë të implementojë vendimin e gjykatës së Bashkimit Europian. Nën politikat e kancelares Angela Merkel, vendi pranoi 1 milionë emigrantë që hynë në BE gjatë pikut të krizës së refugjatëve.
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë