Trepça ’89 është befasuar duke pësuar humbje të papritur në Superligën e Kosovës në futboll.
Mitrovicasit kanë humbur kundër skuadrës të inkuadruar këtë vit në xhiron e pestë të ligës elitare kosovare me rezultat 2-1.
Kjo ka bërë që kryesia e kampionit të Kosovës, Trepça ’89 ta shkarkojë trajnerin e gjertanishëm Zekiria Ramadanin.
“Nga sot nuk do të jem trajner i Trepçës. Edhe me presidentin komunikova pas ndeshjes dhe ma konfirmoi. Kjo ishte ndeshja e fundit si trajner i 89-shit. Kjo është puna jonë, kur s’ka rezultate, duhet të shkojmë”, deklaroi Ramadani për “Supersport”.
Ndryshe, ky i fundit vitin e kaluar ka arrit ta shpall kampionin skuadrën e Trepça ’89.

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...