Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve.
AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.
“Duke përcjellë me shqetësim këtë deklarim të kryeministrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetje nuk do të mund ta kontrollojë askush”, shkruan në komunikatën e dërguar për media nga bordi i AGK’së.
Me këtë rast, AGK kërkon nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë si dhe të punojë intenzivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë.
Komunikata e plotë:
AGK: KRYEMINISTËR BËHU BASHKËPUNUES JO OFENDUES!
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve. AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeminsitrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.
Duke përcjellur me shqetësim këtë deklarim të kryemnistrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetje nuk do të mund ta kontrollojë askush.
Me këtë rast, AGK kërkon nga kryemnistri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë si dhe të punojë intenzivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë.
Me respekt,
Bordi i AGK-së
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...