Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giuseppe Morata ka mohuar raportet se ka pranuar një ofertë nga Barcelona për sulmuesin Paulo Dybala.
Ylli i ri është kërkuar nga Barcelona dhe spekulimet rreth transferimit në Camp Nou janë shfaqur para se të mbyllet merkato e transferimeve pasi thuhej se reprezentuesi argjentinas është identifikuar si një zëvendësues i Neymarit, transmeton portali arbresh.info.

“Ne nuk kemi pranuar ndonjë ofertë direkte nga Barcelona për Dybalan, por mbi të gjitha ne nuk kemi ndërmend të shesim atë derisa ai të vazhdojë të bartë fanellën e Juventusit”, ka thënë Marotta.
“Ne madje i kemi dhënë më shumë përgjegjësi atij me numrin 10, një fanellë e cila prapa ka një rëndësi të madhe në traditën e Juventusit”
Dybala ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare në muajin prill duke siguruar qëndrimin në klub të paktën deri në vitin 2022./arbresh.info/
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...