Pas hetimit rreth një mujor, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një të dyshuar (zyrtar policor) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
IPK kishte pranuar informacione në lidhje me dyshimet për përfshirje në veprimtari penale të të dyshuarit zyrtar policor në stacionin policor të Hanit të Elezit – policia kufitare, Drejtoria Rajonale Kufitare “Lindje”.
Me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë filluar hetimin ndaj këtij zyrtari duke ndërmarrë edhe disa veprime hetimore të cilat rezultuan me arrestimin e të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarit policor.
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C